11:06 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hazard: Barcelona ka një djalë që nuk është nga kjo botë

Lista e lojtarëve që kërkon Real Madrid është e pashtershme dhe një nga më të pëlqyerit është Eden Hazard.

Belgu gëzon respekt dhe stabilitet të madh në Chelsea por nuk përjashton një përfundim nën urdhërat e idollit të tij, Zinedine Zidane.

Për momentin ai ëndërron të eleminojë Barcelonën në Champions, gjë që nuk është një fillim i keq. Shumë madrilenë do të gëzoheshin për këtë.

Kjo është një pjesë e intervistë së Hazard, përcjell IndeksOnline:

“Ndeshja në Champions kundër Barçës. Ata duken të paprekshëm, të paktën në ligë ku nuk kanë humbur ende?”

Hazard: “Epo, shumë mirë. Eshrë një ndeshje e mrekullueshme. Këtë sezon nuk jemi të njejtë si sezonin e kaluar, sigurisht ata janë shumë të mirë, por në fund këtu janë dy lojë dhe kurrë nuk e dini se cfarë ndodh. Jam shumë i sigurt se mund t’i eliminojmë nëse luajmë së bashku, do të shohim.

“Pa Neymarin në Barcelonë, por me shumë më tepër. Kush ju sjell më shumë frikë?

Hazard: Ju e dini, ata kanë një djalë që nuk është nga kjo botë. Është ndryshe, një superklasë. Megjithatë kjo nuk ka të bëjë vetëm me një lojtar, por me tërë ekipin.

“Shumë njerëz në Madrid do të inkurajojnë Chelsean dhe ju kundër Barcelonës. Gjithashtu ekziston një lloj lidhje mes jush dhe Zidane për shumë vite. Ai ka folur gjithmonë fjalë të mëdha për ju?”

Hazard: Sigurisht, mbaj mend dhjetë vjetë më parë kur ai foli për mua, ishte e pabesueshme. Ai ishte idhulli im kur isha fëmijë, kam parë mijëra video të tij dhe tani ai është menaxheri i një prej klubeve më të mira në botë.

“E dini se ka shumë njerëz që dëshirojnë të shohin ty me fanellën e bardhë?”

Hazard: ( Qeshë ) Në futboll nuk i dihet kurrë. Unë jam i lumtur në Chelsea dhe jam i fokusuar. /IndeksOnline/