20:50 / E Hënë, 19 Shkurt 2018

Hazard: Kundër Messit? Shpresojë të jetë më ndryshe se në vitin 2014

Eden Hazard u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Barcelonës, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Lojtari më i mirë i Bluve të Londrës, e sheh lojën e nesërme si të vështirë, ku para vetës ka klubin më të mirë në Botë, Barcelonën.

“Çdo ndeshje është e vështirë. Por ju kur luani në Ligën e Kampionëve është më e vështirë, e sidomos kur luani me klubin më të mirë në Botë. Ne do të japim gjithçka, këtu dhe atje. Kështu do të shohim. Së pari duhet të jemi të fortë në mbrojtje, pasi nëse nuk mbrohemi do të jetë vështirë kundër Barcelonës. Do të tentojmë të shënojmë gola, pasi ndeshja e parë është këtu, para tifozëve në “Stamford”.

“Të luash me Messin është fantastike. Shpresoj që nesër të jetë ndryshe, pasi hera e fundit kur jam takuar me Messin kam humbur, në ndeshjen e Kupës së Botës mes Belgjikës dhe Argjentinës. Iniesta është futbollisti më i mirë në Barcelonë, sigurisht pas Messit”, ka thënë Eden Hazard.

Ndeshja mes Chelseat dhe Barcelonës zhvillohet nesër (e martë) në “Stamford Bridge” nga ora 20 e 45./IndeksOnline/

Mos i humb