09:02 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hazard: Radhën e ka Franca

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazart ka folur për fitoren e mbrëmshme kundër Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës.

“Do të ishim disi më të qetë nëse do të mbanim rezultatin 2-0, sepse kur Brazili shënoi gol, 15 minutat e fundit u bënë shumë të komplikuara. Nuk e mbajtëm topin aq sa duhet në fund, por u mbrojtëm mirë. Unë mendoj se skuadra bëri një punë shumë të mirë, ishim një grup i vërtetë, 11 futbollistë të bashkuar”, ka thënë Hazard.

Sulmuesi i Chelseas gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarin e ardhshëm, duke besuar se do ta eleminojnë edhe Francën.

“Pasi i pashë në 1/8-t e finaleve dhe në çerekfinale, mendoj se bashkë me Brazilin ishin skuadra më e fortë e Kupës së Botës, por pasi mposhtëm Brazilin mund të mposhtim edhe ata. Do të jetë e vështirë, por kjo Belgjikë ka futbollistë cilësorë dhe sot tregoi se mund të mposhtë këdo”, shtoi belgu. /IndeksOnline/