15:16 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Helaç” para ndeshjeve të radhës, Realit i lëndohet edhe një yll

Raphael Varane pritet t’i mungojë Real Madridit deri në një muaj pasi pësoi një lëndim në ”El Clasico”.

Fituesi i Kupës së Botës u largua nga loja pas pjesës së parë dhe tani klubi ka konfirmuar se francezi ka pësuar lëndim.

”Pas testeve mjekësore të Varane nga shërbimet e mjekësisë së Real Madridit, konfirmohet se ai vshtë diagnostifikuar me një lëndim muskulor në këmbën e tij të djathtë”.

Image result for varane 2018

”Gjendja e lojtarit do të vazhdojë të monitorohet”, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.

Varane do t’i bashkohet listës të së lënduarve me Mariano Diaz, si dhe Marcelo, të cilët pësuan lëndim, gjithashtu.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë mbrojtësi, por mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një muaj.

Image result for marcelo

Derisa Mariano pritet të mungojë deri në dy javë, mbrojtësi, Marcelo do të jetë jashtë fushave deri në pushimin internacional./IndeksOnline/