16:52 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Henderson: Isha gati për ta vrarë Luis Suarezin

Kapiteni i Liverpoolit dhe përfaqësuesi Anglez, Jordan Henderson kishte një raport tepër të ngurtë në fillimet e tij me sulmuesin aktual të Barcelonës, Luis Suarez.

Ai në një intervistë të udhëhequr pikërisht nga një tjetër ish-yll i Liverpoolit, Jamie Carragher, që tani udhëheq një emision sportiv në Liverpool, u shpreh se Suarez e shpërfillte në fillim Hendersonin, e se ai si i ri nuk kishte durimin e duhur për ti bërë ballë gjithë atij injorimi.

“Ai pastaj tentoi të më lëndonte edhe më fjalë, isha gati edhe ta vras, pasi jeta ime ishte futbolli përkatësisht Liverpooli”, u shpreh Jordan, shkruan Indeksonline.

“Me kohën të gjitha gjërat u zgjidhen, ndoshta unë isha fajtori sepse e mendoja gjithmonë vetën në qendër të vëmendjes”, tha ai.

“tani jemi shok shumë të mirë, shumë shpesh kontaktojmë më njëri-tjetrin, Luis nuk ishte ai që unë mendova, thjeshtë është një tip që në përshtypjen e parë të gënjen nga pamja”, e mbyll Henderson, gjë që shkaktoi të qeshura në studio.

Henderson po kalon në formë jetësore me Liverpoolin dhe me Anglinë, ekipe këto që të dyja në majat botërore viteve të fundit.

/Indeksonline/