14:19 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

Historia intersante e ish-futbollistit të Gjermanisë: Luajtëm poker dhe ftova dikë në dhomën time

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë dhe shumë skuadrave tjera në Europë, Max Kruse tani i pensionuar po drejton një podcast javor së bashku me ish-yllin e Stuttgartit, Martin Harnik.

Gjatë një bisede, ish-lojtari i Union Berlin tregoi një aventurë të padëgjuar më parë sa ishte në kampin e Gjermanisë dhe kjo ndodhi në vitin 2013 në fitoren 1:0 ndaj Anglisë, shkruan Indeksonline

Një grua e paautorizuar ishte futur në dhomën e lojtarit të Gladbach në atë kohë, në hotelin Corinthia.

Max Kruse und seine Frau Dilara liefern sich einen heftigen Ehestreit live  auf TikTok

“Ne fillimisht luajtëm poker. Dhe siç jam, më vijnë disa ide budallaqe dhe më pas e thirra me shpejtësi dikë në dhomën time pas orës së 23:00. E kisha bërë këtë edhe më parë”, u shpreh Max Kruse

Hansi Flick, në atë kohë ishte asistent i Joachim Low e kishte zënë futbollistin e tij duke bërë këtë skandal në grumbullim.

“Më takuan dhe më thanë… Nëse del kjo, ne si kombëtare nuk mund ta përballojmë. Mendova se po më dërgonin në shtëpi tani, por kjo nuk ndodhi. Në fakt unë luajta kundër Anglisë nga fillimi. Më pas u zëvendësova dhe nuk u ftova më deri në Kupën e Botës”, vazhdoi historinë ish-futbollisti

Max Kruse u pensionua nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar. Së fundmi 35-vjeçari ishte pjesë e Paderbornit në Bundesliga 2./Indeksonline/