‘Hot Right Now’, kështu komentohet Rita Ora për dukjen e mbrëmshme (Foto)
Ishte shumë e re kur zuri vend në skenën ndërkombëtare dhe u shndërrua në një nga këngëtaret më të dëgjuara fillimisht në Britani e pastaj edhe në tregun amerikan.
Tashmë 27 vjeçarja ka krijuar një imazh të saj dhe shumë rrallë e shohim pikë të kritikave për ndonjë gjë që ajo bënë, shkruan Indeksonline.
Mbrëmjen e kaluar Rita Ora kaloj në tapetin e kuq të ‘Fashion Aëards’ në Londër. Veshur me një fustan metalik që ia theksonte pikat e saj të forta ajo dukej shumë tërheqëse dhe seksi.
Por edhe grimi dhe flokët ia kompletonin pamjen edhe pse nuk ishin të tepruara por shumë të lehta dhe të bukura kurse sa i për këtë aksesorëve ajo kishte vendosur diçka të thjeshtë detaje si vathët dhe zinxhiri i dorës.
Ajo gjatë kësaj ceremonie u pa nën shoqërinë e McGregor, dizenjatoria e njohur Donatella Versace dhe shumë personazheve të tjerë të njohur.
Rita Ora edhe njëherë ia vërteton tërë botës që është një nga këngëtaret më të mira jo vetëm në vokal por edhe pamje.
Ndryshe për Ritën u tha që mbrëmë ishte me të vërtetë ‘Hot Right Now’ siç mbanë emrin edhe kënga e parë më të cilën u fut në treg bukuroshja shqiptare./Indeksonline/