10:09 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hoxha për vizat: E kaluam komisionin LIBE, tani çdo gjë është në dorën e BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka mirëpritur votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën në komisionin LIBE.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka shkruar se tani cdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së dhe se është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Hoxhës:

Të nderuar qytetarë,

Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.

Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

Mirëqenia e qytetarëve tanë është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë.

Urime për këtë sukses të përbashkët!
Ju siguroj se do të kemi transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave. /Indeksonline/

DHURA