10:29 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kur Lionel Messi ulë kokën (Foto)

Është shumë vështirë t’ia “ulësh” kokën një futbollisti si Lionel Messi, por një gjë e tillë ndodhi mbrëmë!

Kombëtarja e Spanjës fitoi bindshëm si vendase kundër nën-kampionit botëror Argjentinës. Spanjollët fituan 6 me 1, me golat e shënuar nga Costa, Isco (3), Aspas dhe Alcantara, shkruan IndeksOnline.

Ylli i Barcelonës, Messi nuk luajti në dy miqësore për shtetin e tij për shkak të lëndimit. Ai ishte i pranishëm mbrëmë në stadiumin “Wanda”, kurse kamerat e kapën disa herë argjentinasin të shqetësuar nga rezultati.

Madje ai është shokuar aq shumë nga rezultati sa për një kohë të gjatë ka mbajtur kokën të ulur, gjë që nuk ndodh shpesh për një lojtar si argjentinasi.

Messi shpreson shumë që kjo nuk është një shenjë dobësia para fillimit të Kampionatit Botëror, triumf i vetëm i paftuar./IndeksOnline/