17:54 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Humbën jetën 18 persona, kjo është gjendja e motit sot në Amerikë!

Të paktën 18 persona kanë vdekur në SHBA për shkak të kushteve ekstreme të motit.

I ftohti polar ka goditur pjesën më të madhe të SHBA-së, ku temperaturat rekorde janë arritur që nga e marta e kësaj jave.

Kurse gjatë natës së kaluar mësohet se në Nju Jork temperaturat shënuan -16 gradë celsius.

Edhe pse moti duket me diell dhe qiell të hapur,  në Nju-Jork, temperaturat janë përsëri ekstreme .

Stuhia dimërore ‘Cyclone Bombe’ ka shkatërruar zona të veçanta në brigjet lindore të SHBA-së, teksa kryebashkiaku Bill de Blasio fundjavën e kaluar shpalli një situatë emergjente dimërore, ku në mesin e acarit të madh duke e sfiduar atë me shëtitje apo argëtim jashtëzakonisht të madh në skijim dhe pistat e mëdha të hapura në mes të qytetit dhe Parkun qendrorë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu nga kjo situatë e motit ekstrem, u regjistruan mijëra fluturime të anuluara apo të vonuara në linja ndërkombëtare dhe ato të brendshme.

Reshjet e borës të fundjavës bënë që avionët të qëndronin përkohësisht në tokë në dy aeroportet kryesore të Nju Jorkut dhe shumëkush që shpresonte se do të mund të fluturonte nga aeroporti i Newarkut në Nju Xhersi, mbeti po ashtu i zhgënjyer.

Moti i ftohtë si gjithmonë në këtë sesion ka mbërthyer edhe Bostonin ku shkollat qëndruan të mbyllura të premten.

Përmbytjet në qytet ndërkohë kanë shënuar një rekord 40 vjeçar.

Në bazë të reshjeve të borës dhe moti i ftohtë  që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se një jave dhe që i kanë marrë jetën deri tani të paktën më shumë se 18 personave./Indeksonline/