Humbi derbin ndaj Galatasarayt, Fenerbahçe shkarkon Tedescon
Humbja 3-0 nga Galatasaray doli të jetë “mollë sherri” për Domenico Tedescon.
Kjo pasi që gjermani u shkarkua nga Fenerbahçe, duke i dhënë kështu fund aventurës së tij të shkurtër në Turqi.
Zeki Murat Göle, do të jetë zëvëndësuesi i tij për ndeshjet e mbetura të sezonit.
Në 45 ndeshjet e tij si trajner i Fenerbahçes, ai fitoi 26 ndeshje, barazoi 12 dhe humbi në 7 përfshirë dhe derbin ndaj Galatasarayt./IndeksOnline/

