15:08 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Humbja nga Nurmagomedov ia ”mbushë xhepat” McGregorit

Në orët e para të mëngjesit në Las Vegas u zhvillua ndeshja më e madhe në UFC mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, ku fitues doli ky i fundit pasi që e detyroi të dorzohej irlandezin.

Por, humbja nuk po del të jetë aq e hidhur për yllin e UFC duke u bazuar në përfitimet e tij financiare pas këtij dueli.

Vetëm se ishte pjesë e luftës, Conor McGregor fitoi tre milionë dollarë, pa marrë parasysh se nëse do të fitonte ose jo, transmeton IndeksOnline.

Kurse Khabib vetëm se ishte pjesë e ndeshjes i kishte të siguruara 2 milionë dollarë, një milion më pak se kundërshtari i tij.

Në përgjithësi Conor McGregor nga të drejtat televizive dhe sponsorët pritet të fitojë afro 50 milionë dollarë që është përgjysmë më pak se që kishte fituar në ndeshjen me Floyd Mayweather.

Vetëm në Amerikën Veriore, mbi 2 milion njerëz kanë blerë të drejtat për të shikuar ndeshjen që ka kushtuar 70 dollarë.

Nëse llogaritet i bie që 140 milionë dollarë janë fituar vetëm në qytetarët e Amerikës Veriore./IndeksOnline/