21:52 / E Martë, 26 Shtator 2023 / MSH

Hyseni, Policisë: Mirënjohje prindërve, motrave e vëllezërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që ju mbështesin ju dhe sakrificën tuaj

Shkruan: Nexhmedin Hyseni

Të nderuar menaxhment i Policisë së Republikës së Kosovës,

Të nderuar zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës,

Ju jeni vet krenaria e shtetit tonë!

Pavarësisht sfidave, që ju ballafaqoheni në çdo moment në punën tuaj fisnike, në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike për ne, me përgjegjësi të lartë shtetërore, me personalitetin dhe integritetin tuaj, jemi thellësisht të bindur se, me punën e angazhimin tuaj në veçanti dhe shumë gra e burra në radhët e Policisë së Kosovës të cilët punojnë me përkushtim dhe ndershmëri, në mbrojtje të ligjshmërisë, të drejtave dhe interesave legjitime të qytetarëve në përgjithësi.

Drejtor z.Hoxha, juve njiheni me tipare shumë të forta njerëzore, gjë që, vlerësimet tuaja pozitive për ju, prej kohësh janë pafund, ku me punën tuaj përplot dinjitet, devotshmëri, integritet e vendosmëri, së bashku me menaxhmentin tuaj, me këto cilësi që neve na garantoni rendin e sigurinë publike e që Policia jonë, vlerësohet me e mira ndër shtetet e Ballkanit dhe me gjerë.

Ndaj, kur sfida e sigurisë tashmë në përmasa të ndryshme ka kapluar mbarë botën në forma të ndryshme, e tek ne, në Kosovë, fatkeqësisht akoma sulmohen zyrtarë policor në detyrën e tyre fisnike, por prap se prapë ju nuk mposhteni dot!

Sulmi i së dielës ndaj zyrtarëve policor është një mesazh shumë i qartë për, popullin, policinë, prokurorinë e gjykatat në veçanti, dhe për më shumë është një mesazh për tërë institucionet shtetërore në përgjithësi. Sulm ky sikurse në Zveçan, tregon faktin se, me udhëheqjen dhe menaxhimin me profesionalizëm dhe heroizmin me të lartë të mundshëm treguat botës në të vërtetë se veprimet antiligjore  gjithmonë do t’i ndëshkon forca e ligjit, për veprimet antiligjore që i bëjmë ne.

Nëpërmjet këtij mesazhi publik, përveç juve dhe zyrtarëve policor, ju shprehim mirënjohje prindërve, motrave e vëllezërve, bashkëshortëve dhe fëmijëve tuaj, që në momentet e vështira ku gjendeni ju, gjithmonë janë mbështetja kryesore e sakrificës suaj të përditshme, por edhe në anën tjetër, jeni edhe dhembshuria me e madhe që e përjetojmë bashkë me ju!

Duke çmuar shumë lartë punën tuaj, duke ju falënderuar gjithë secilin nga ju, gra dhe burra të Policisë së Republikës së Kosovës, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Mbi supet tona qëndron përgjegjësia morale që ta përkrahim të mirën e të drejtën, dhe ta ndalojmë e ndëshkojmë të keqën.

Ne, qytetarët kemi mundësi t’ju duam, t’ju përkrahim, me qëllimin e vetëm që së bashku të triumfojmë mbi çdo sfidë e me theks të veçantë t’i mundim kriminelët, hajdutët, terroristët dhe të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e këtij populli.

Gjithmonë kam thënë se, duhet të jemi krenar me këta zot shtëpie

Gjithmonë, krenar me Policinë e Republikës sonë!

Jemi me fat që ju kemi të tillë, e për këtë fakt po na bëni krenar për çdo ditë e më shumë!

Ju paqim gjithmonë!