21:54 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Hyseni: VV-ja s’fliste për bashkim kombëtar para pavarësisë së Kosovës (Video)

Zgjim Hyseni nga grupi i atyre që janë ndarë nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në Zona B në Klan Kosova se artikulimi i kërkesës për bashkim kombëtar ishte më shumë si nevoje për të krijuar një terren politik pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje deri pas shpalljes së pavarësisë nuk ka folur për Bashkim Kombëtar. Është folur për të drejtën e popullit për Vetëvendosje, kaq”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

“Momenti i Pavarësisë ka qenë një lloj momenti që na ka krijuar neve nevojë për një terren të ri politik”.