22:57 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

I burgosuri qëllon policët

 Një zëvendëssherif u vra dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi u sulmuan nga një i burgosur në Kansas të SHBA-së.

Policia njoftoi se gjithashtu edhe i dyshuari është plagosur gjatë shkëmbimit të të shtënave, i cili tani është duke u trajtuar në qendrën spitalore.

Autoritete amerikane njoftuan se rasti ka ndodhur derisa i burgosuri dërgohej në një gjykatë në Kansas City.