20:12 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

I jepet lamtumira e fundit 57 vjeçarit që u rrokullis me traktor në Istog

Pasditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Ramë Zenun Ferataj, 57 vjeç i cili është rrokullisur me traktorin e vet për vdekje në fshatin Uçë të Istogut.

Në ceremoninë e varrimit të të ndjerit, kanë marr pjesë një numër i madh i shokëve dhe dashamirëve nga të gjitha anët e vendit, shkruan Indeksonline.

Vlen të kujtojmë faktin se aksidenti fatal kishte ardhur kur viktima ishte duke punuar në pyll.

Më poshtë Indeksonline ua sjellë disa foto nga ceremonia e varrimit të 57 vjeçarit.

Rrokulliset me traktor, humbë jetën një person në Istog