11:04 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

I shpaguhet forma e mirë, Liridon Krasniqi shpallet futbollisti i muajit në Malajzi (Foto)

Futbollisti kosovar, Liridon Krasniqi po vazhdon me formë të shkëlqyer në Malajzi.

Lojtari i lindur në Komunën e Vitisë, është shpallur futbollisti i muajit maj, shkruan IndeksOnline.

Ai ka marr 53% të votave, duke lënë mbrapa futbollistë si; Gonzalo Cabrera, Hafiz Ramadan, Khairul Fahmi dhe Wander Luiz.

Krasniqi këtë sezon ka zhvilluar afro 13 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Ai poashtu ka bërë edhe 4 asistime për t’i ndihmuar klubit të tij Kedah FA t’i grumbullojë plotë 24 pikë në 15 xhiro.

Kosovari po shpreson që me këtë formë të shkëlqyer të ftohet nga trajneri Challandes për ndeshjet në Ligën e Kombeve, që nis nga muaji shtator./IndeksOnline/