Ia pa sherrin Kosovës, Sllovakia shkarkon trajnerin e saj
Francesco Calzona është shkarkuar nga Kombëtarja e Sllovakisë.
Kjo pasi që Federata e Futbollit të Sllovakisë, vendosi të mos i vazhdonte kontratën italianit, ku nuk arritën një marrëveshje.
Dyshime rreth qëndrimit të tij kishte që nga humbja në gjysmëfinale të play-offit ndaj Kosovës në Bratisllavë.
Calzona, ishte selektor i Kombëtares së Sllovakisë që nga viti 2022, ku në vitet e tij ai ka arritur të kualifikohet në raundin e 1/8-tave të “Euro 2024”./IndeksOnline/

