12:26 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Ibrahimoviç tallet me yllin e Barcelonës: Mes meje dhe Messit nuk ka dallim, që të dy po e shikojmë Championsin nga TV!

Zlatan Ibrahimoviç pas ndeshjes së mbrëmshme është tallur keq me Lionel Messin.

Gazetari i “Fox Sport” ia parashtroi një pyetje sulmuesit suedez, se “Cili është dallimi mes Ibra-s dhe Messit”?

Në formë shakaje, sulmuesi suedez iu përgjigj:

“Tani, nuk ka shumë dallim. Që të dy do ta shkojmë finalen e Ligës së Kampionëve nga televizioni”.

Ibra dështoi të shënojë në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij La Galaxy u mposht 3 me 2 ndaj Houston Dynamo./IndeksOnline/