08:13 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ibrahimovic thyen rekordin e Ligës së Kampionëve

Ibrahimovic u paraqit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Baselit, ku Manchesteri pësoi humbje me një gol në minutat e fundit.

Me këtë rast, sulmuesi suedez bëhet lojtari i parë që paraqitet në këtë kompeticion me shtatë skuadra të ndryshme.

Ibra ka luajtur në Ligën e Kampionëve me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe Manchester United.

Ai ka zhvilluar 124 ndeshje dhe ka shënuar 49 gola. /IndeksOnline/