11:57 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Icardi e bën “kulaç” shokun e skuadrës (Pamje)

Dhoma e zhveshjes e Inter ndonjëherë di të bëhet edhe e pistë.

Viktima më e fundit ishte argjentinasi Lautaro Martínez , i cili këtë vit debuton si neroazzur, shkruan indeksonline.

Lojtari erdhi i qetë në dhomën e zhveshjes, në atë moment ai u befasua. Një “breshëri” me miell dhe vezë e mbuluan plotësisht.

Lautaro u intervistua më vonë nga Inter TV: ” Jam shumë i lumtur sepse e festova ditëlindjen time në Itali me të gjithë shokët e ekipit dhe të gjithë ata që punojnë në Inter . Prindërit e mi erdhën edhe nga Argjentina dhe unë do të ha darkë me ta. Shakaja? Mauro organizoi gjithçka me vezë dhe miell, “tha ai. /IndeksOnline/

Temat: