10:41 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Ideja gjeniale e atletes afrikane, festoi me flamur irlandez! (Video/Foto)

Atletja e njohur nga Bregu i Fildishtë, Murille Ahoure fitoi medaljen e artë në 60 metra vrapim. Por, ajo befasoi publikun kur nga tribunat mori një flamur të Irlandës për të festuar.

Ideja e atletes ishte fantastike, dhe kush tjetër e tregon arsyen më mirë se ajo?

“Nuk kishte flamur të Bregut të Fildishtë, andaj mora këtë irlandez pasi nuancat i kemi të njëjta, dhe vetëm e rrotullova anën tjetër që të duket njësoi si i yni”, ka thënë 30-vjeçarja.

Ahore medaljen e artë e ka fituar edhe në Marrakech të Afrikës, në 200 metra vrapim në vitin 2014 dhe në vitin 2016 në Durban të Afrikës në 100 metra vrapim./IndeksOnline/

Flamuri i Irlandës:

Flamuri i Bregut të Fildishtë: