Ideja gjeniale e kolumbianëve për të futur alkool në stadium (Video)
Kupa e Botës në Rusi ka mbledhur miliona tifozë nga mbarë bota për të ndjekur Kombëtaret e tyre.
Organizatorët ua kanë ndaluar tifozëve që të fusin alkool nga jashtë nëpër stadiume, shkruan indeksonline.
Megjithatë, tifozët e Kolumbisë kanë gjetur një metodë për të marrë pije me vete.
Atë e kanë transportuar brenda stadiumit me anë të disa dylbive.
Por ata janë paralajmëruar se mund të dënohen nga zyra e jashtme e Kolumbisë për sjellje të pa hijshme. /IndeksOnline/