75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / A

Ikona e Premier League, Thierry Henry: Futbolli modern është bërë “i mërzitshëm”

Legjenda e Premier League, Thierry Henry, ka bërë një deklaratë të fortë duke kritikuar futbollin modern, duke e cilësuar atë si “të mërzitshëm” dhe tepër të analizuar.

Sulmuesi i famshëm, i cili pati sukses kudo që luajti, pranoi se do ta kishte të vështirë të përshtatej me kufizimet taktike të lojës së sotme.

Henry

Ish-ylli i Arsenal FC dhe i përfaqësueses së France theksoi se trajnerët aktualë po rrezikojnë të shuajnë kreativitetin e lojtarëve duke ua kufizuar lirinë në fushë, transmeton Indeksonline.

“Do të kisha ‘vdekur’ në këtë epokë të futbollit të mbianalizuar”, u shpreh Henry, duke kritikuar mënyrën se si loja është kthyer në një “lojë shahu taktike”, ku fokusi kryesor është kontrolli dhe shmangia e rrezikut.

48-vjeçari, i cili realizoi 228 gola me “Topçinjtë”, konsiderohet një nga lojtarët më kreativë në historinë e futbollit. Ai beson se në një ambient të tillë, ku disiplina taktike dominon mbi spontanitetin, do ta kishte të vështirë të shfaqte potencialin e tij maksimal. /Indeksonline/