09:26 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Infantino tregon pse vendosën ta përdorin VAR-in në Botëror

FIFA edhe zyrtarisht e ka aprovuar VAR-in që të përdoret në Kupën e Botës në Rusi. Kjo është konfirmuar nga i pari i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Duhet të jetojmë me kohën. Donim që t’iu jepnim gjyqtarëve mjete më mënyrë që të marrin vendime më të drejta”

“Në Kupën e Botës disa vendime të rëndësishme duhet të merren”, është shprehur presidenti i FIFA-s.

Ajo që nuk do ta përdorë VAR-in sezonin e ardhshëm është Premier League, madje as në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm 2018-19.