10:55 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Inter – PSV: Formacionet e mundshme në ”Giuseppe Meazza”

Interi do të shpresojë që ta sigurojë një vend në fazën e grupeve në Champions League, në përballjen e sotme me PSV-n në ”Giuseppe Meazza”.

”Nerazzurrët” kanë nevojë për rezultat më të mirë se vendi i dytë, Tottenhami, skuadër e cila përballet me Barcelonën si mysafir.

Djemoshat e Mark van Bommel do ta përfundojnë këtë fazë në vendin e fundit në grup pasi kanë marrë vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e para.

Një barazim do të ishte i mjaftueshëm për Interin nëse Tottenhami humbet nga Barcelona, transmeton IndeksOnline.

Angelino PSV Eindhoven

Formacionet e mundshme:

Inter: ​Handanović; Vrsaljko, Škriniar, Miranda, Asamoah; Gagliardini, Brozović, João Mário; Politano, Icardi, Perišić.

PSV: ​Zoet; Dumfries, Schwaab, Viergever, Angelino; Rosario, Hendrix; Lozano, Pereiro, Bergwijn; De Jong.

Të rejat nga skuadra:

Matias Vecino është i gatshëm të rikthehet në 11-shen startuese pas një lëndimi muskulor, derisa Radja Nainggolan shpreson që ta nisë ndeshjen nga banka rezervë.

FBL-ITA-SERIEA-JUVENTUS-INTERMILAN

Ryan Thomas mbetet mungesë për PSV-n pas lëndimit në gju, derisa i riu, Matthhias Verreth gjjithashtu mungon.

Edhe pse PSV nuk ka asjgë për të humbur, ata mund të jenë një mysafir i rrezikshëm për skuadrën e Luciano Spallettit, të cilët kanë dështuar të mbajnë portën e paprekur në pesë ndeshjet e deritashme në fazën e grupit.

Parashikimi: Inter 2-0 PSV./IndeksOnline/

Temat: