16:50 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Inter rinovon kontratën me Samir Handanovicin

Interi ka arritur një marrëveshje të re me Samir Handanovic sipas asaj që shkruan Corriere dello Sport.

Sllovenit i mbaron kontrata aktuale në qershorin e 2021 dhe me shumë mundësi do të rinovojë sërish.

Trajneri Antonio Conte ka shumë besim te futbollisti i tij dhe u ka kërkuar drejtuesve që të rinovojnë kontratën me lojtarin.

Shanset që diçka e tillë të ndodhë janë shumë reale, pasi të dy palët e duan diçka të tillë.

Handanovic po kërkon të thyejë rekordin e Walter Zengas. Ky i fundit ka 328 ndeshje me Interin në Serie, ndërsa kapiteni ka momentalisht 279 sfida me fanellën zikaltër. Handanovic është një nga lojtarët më të mirë të Interit.