22:30 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi ”mbretëron” në Olimpico përballë Lazios

Interi ka arritur që pa asnjë vështirësi ta mposhtë Lazion në Romë.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Stadio Olimpico”, Interi ka regjistruar fitore me rezultat bindës, 3-0.

Skuadra e Luciano Spallettit e nisi më mirë pjesën e parë ku shënoi dy gola përmes Icardit (’28) dhe Brozovic (’41).

Ndërsa, në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe një gol përmes Icardit në minutën e 70-të.

Reprezentuesi kosovar, Valon Berisha ishte në stol për këtë ndeshje, dhe nuk u inkuadrua për asnjë minut.

Pas 10 javësh, Interi renditet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Lazio në vendin e katërt me 18 pikë./IndeksOnline/

Temat: