22:50 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Interi nuk thyhet në San Siro, Barca mbetët e para e grupit

Inter dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në San Siro.

Golat në këtë ndeshje erdhën vetën në minutat e fundit.

Fillimisht Malcom kaloi blaugranët në epërsi me një gol në minutën e 83-të, shkruan Indeksonline.

Golin e barazimit për italianët e shënoi Mauro Icardi në minutën e 87-të.

Në ndeshjen tjetër Tottenham ka mposhtur PSV-në me rezultat 2-1.

Holandezët shënuan të parët me De jong në minutën e dytë të ndeshjes.

Rezultatin e riktheu kapiteni Harry Kane me dy gola në minutat 78 dhe 89.

Barca është në pozitën e parë në tabelë me 10 pikë, Interi e dyta me 7 pikë, Tottenham ka 4 pikë ndërsa PSV është në fund me vetëm një pikë. /IndeksOnline/