14:28 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Interit i mbetet një fije shpresë për Champions (Video)

Skuadra e Interit ka fituar ndeshjen ndaj Udineses.

Klubi i Interit ka fituar me rezultat të thellë 4 me 0 ndaj Udineses në udhëtim, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë përballje i shënuan: Ranocchia, Rafinha, Icardi dhe Valero.

Kujtojmë që në minutën e 49’të, skuadra vendase mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Fofana u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Interi mban gjall shpresat e Championsit. Tani ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, Interi ka 69 pikë dhe gjendet në pozitën e 5’të./IndeksOnline/