09:40 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Isco në Londër, takohet me yllin e Chelseas (Foto)

Derisa klubet e Premierligës janë duke u përgatitur për ndeshjet që zhvillohen në fundvit, ato të La Ligas janë në pushimin dimëror, shkruan indeksonline.

Ylli i Real Madrid, Isco e ka shfrytëzuar këtë pushim për të vizituar Londrën, ku u takua edhe me shokun e tij Alvaro Morata.

Ata gjatë ditës së djeshme kanë postuar fotografi që shihen së bashku në kryeqytetin anglez.

Isco është në një kontratë në Real Madrid deri në vitin 2022, kështu që do të ishte shumë e vështirë të largohet lojtari spanjoll nga Los Blancos.

Megjithatë, Isco ka qenë i përfshirë në disa polemika këtë javë pasi u la jashtë skuadrës së Real Madridit për t’u përballur me Barcelonën në El Clasico. /IndeksOnline/

Que alegría poder compartir un rato con vosotros! Esperemos repetir pronto! ??

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata) on