Ish-anëtari i LDK-së bëhet nënkryetar i FFK-së?
Pas zgjedhjes së Agim Ademit, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, shumë shpejt pritet të kompletohen edhe pozitat e nënkryetarëve.
Pikërisht Ademi ishte nënkryetar i FFK-së, në kohën e drejtimit të këtij institucioni nga legjenda, Fadil Vokrri.
Gazeta Olle mëson se Agim Dibrani dhe Bakir Burri do të jenë dy nënkryetarët e FFK-së.
Burri vjen nga Lidhja Rajonale e Pejës, dhe prej shumë vitesh jep kontribut për futbollin kosovar, derisa është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Ndërkohë, Agim Dibrani është emër i panjohur për futbollin kosovar. Ai më parë ka punuar në Komunën e Prishtinës, si drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal, ndërsa ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi sonte do të marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e futbollit botëror.