17:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish deputeti i Kuvendit:  Për çka paguhen deputetët dhe ministrat?

Ish-deputeti i Kuvendit, Gwzm Kelmendi ka kritikuar deputetwt pwr seancwn e sotme plenare, ku ka thwnw se janw krejtwsisht tw pa interesuar pwr qytetarwt e Kosovws.

Ai tw njwjtwve dhe po ashtu ministrave ju ka bwrw njw pyetje se ‘demek’ pwr çka paguhet ata. Sipas tij, njw gjw e tillw wshtw thikw pas shpine pwr votuesit e tyre, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i tij i plotë:

Për çka paguhen deputetët dhe ministrat?

Mungesa e shumicës së deputetëve  dhe ministrave në seancën e sotme plenare dhe në seancat e kaluara, tregon se sa  janë të interesuar për problemet e popullit të Kosovës.

Njëherit kjo është thikë pas shpine për votuesit e tyre.

Është turp për një deputet dhe një ministër i cili votohet nga populli dhe paguhet nga djersa e popullit që ai të sorollatet rrugëve të Prishtinës, restoraneve apo të i shikon seancat nga shtëpia e apo zyra e tij.

Qe 18 vite pas luftës shumë parti politike  dhe politikan e djegën votën e qytetarit.

Vetën e pasuruan ndërsa popullin e varfëruan./Indeksonline/