Ish-deputetja e Kosovës në lidhje dashurie me një gjerman!
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu, s’është më “single”, shkruan IndeksOnline.
Musliu është duke i jetuar ditët më të mira me të dashurin e saj nga Gjermnia, Christian Hoferer.
Së paku kështu dukej nga fotografia që Hoferer shpërndau në rrjetin social “Facebook”.
Të buzëqeshur e me duart e lidhura Musliu e Hoferer po shijonin një darkë romantike sonte.
Hoferer pas publikimit të lajmit nga IndeksOnline ka shkruar në adresë tonë duke sqaruar pozitën e tij në shtetin nga vjen. Ai aktualisht është drjetor i organizates Panevropa me seli ne Bavaria, organizatë kjo sic ka sqaruar ndër të tjera ai, ka mbështetur popullin e Kosovës në kauzën për liri që nga vitet e 90-ta.
Hoferer po ashtu ka thënë se organizata e tij ka pasur lidhje e kontakte shumë të mira gjatë asaj kohe me presidentin historic Ibrahim Rugova.
/IndeksOnline/