18:47 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-kampionët ndajnë pikët në ndeshjen debutuese (FOTO)

Superliga e Kosovës ka startuar me sezonin e ri.

Ndeshja e parë e sezonit 2018/19 u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Feronikeli priti Trepça ’89 ku përfunduan në barazim 1-1, shkruan indeksonline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Mendurim Hotit në minutën e 18-të.

Mitrovicasit arritën të barazojnë në minutën e nëntë të pjesës së dytë me golin e Gzim Rusit.

Feronikeli dhe Trepça tashmë kanë nga një pikë në sezonin e ri. /IndeksOnline/