23:35 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-piloti i Ferrarit në gjendje të rëndë shëndetësore

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, dhe ish-ferraristi Niki Lauda ndodhet i shtruar në spitalin vienez Akh, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Lauda i është nënshtruar një transplanti në mushkri, për shkak të një sëmundje të rëndë. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e të enjtes nga klinika universitare Akh në Vienë.

Nga raportimet dhe informacioni i vënë në dispozicion nga Akh, mësohet gjithashtu se 69-vjeçari, themelues i kompanisë ajrore “Niki”, dhe aktualisht presidenti i nderit i skuderisë Mercedes, ka mbi shpatulla edhe një tjetër transplant veshkash.