Ish-tenistit i merret ora e dorës nga policia pak para një interviste!
Ish-tenisti legjendar gjerman, Boris Becker, është përfshirë në një incident të pazakontë, pasi policia dhe përmbaruesit i sekuestruan orën e dorës me vlerë rreth 6 mijë euro pak çaste para një paraqitjeje publike.
Sipas raportimit të medias gjermane “BILD”, ngjarja ndodhi pak para se Becker të ngjitej në skenë për një intervistë, kur autoritetet ndërhynë dhe konfiskuan orën e tij luksoze, shkruan Indeksonline
Raportohet se incidenti lidhet me një mosmarrëveshje financiare për pagesat e mirëmbajtjes me ish-bashkëshorten e tij, Lilly Becker./Indeksonline/

