20:10 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ish-trajneri i Realit, largohet nga Espanyolli – merr drejtimin e Stokes? (Foto)

Skuadra e Stoke Cityt ka mbetur pa trajner që nga largimi i Mark Hughes.

Sipas mediave angleze, trajneri i njohur, Sanchez Flores shumë lehtë mund ta merr “timonin” e Stokes, transmeton IndeksOnline.

Ish-trajneri i Watfordit – tani është në La Liga te Espanyolli, por një ofertë e mirë nga Anglia shumë lehtë mund ta bëjë të largohet nga Spanja.

Ai është në garë me trajnerin e njohur, Martin O’Neill.

Kujtojmë se 52-vjeçari ishte trajner i skuadrave të famshme: Valencia, Benfica, Atletico Madrid, Real Madrid (të rinjtë) dhe Getafe./IndeksOnline/