20:40 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Arsenalit: E urrej atë skuadër, veç pse është trajner Wenger

Ish yllii Arsenalit, Emanuel Adebayor ka thënë se Arsene Wenger është ai që ka bërë që ta urrej Arsenalin. Sulmuesi i Basaksehir ka bërë dallimin mes Jose Mourinhos dhe Arsene Wenger duke thënë fjalë shumë më të mira për portugezin.

“Kur e shoh Arsenalin zemra më thotë për fitoren e tyre, por në njërën anë e urrej kur e shoh ëengerin në pankinë. Ai njeri ka bërë që unë të ndjej urrejtje për ish skuadrën time, por nuk ndjej urrejtje për tifozët e tyre. Atë e urrejë për shumë arsye, mbi të gjitha kur tha se unë shkova te City vetëm për para. Mourinho është trajner tjetër, ai është shumë i ndershëm, shumë i sinqertë” ka thënë Adebayor./Indeksonline/