17:04 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Milanit: S’ka trajner më të dobët se Inzaghi, ishte katastrofal!

Ish ylli i Milanit, Adil Rami e ka akuzuar ish trajneri e kësaj skuadre, Pipo Inzaghi. Në një intervistë për L’Equipe, mbrojtësi francez ka thënë se Inzaghi nuk dinte asgjë.

“Kam patur në skuadër trajnerë si Garcia, Blanc, Deschamps, Emery e Seedorf, por nuk kam parë më të dobët se Inzaghi.

Ai nuk dinte asgjë, ishte katastrofal. Ishte i dobët në stërvitje, me urdhëra para loje, në meslojë, pas ndeshjes, nuk dinte asgjë” ka thënë Rami në akuzën e tij./Indeksonline/