17:45 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Ishte transferim “bombë”, por tani lihet jashtë skuadrës (Foto)

Jackson Martinez, sulmuesi i njohur për publikun europian është lënë i lirë nga skuadra e tij kineze, Guangzhou Evergrande.

Martinez ishte një nga futbollistët e shumtë që u larguan nga Europa për në Kinë. Në atë kohë, të gjithë flisnin për transferimin e tij në Guangzhou me shifrën rekorde – 40 milionë euro nga Atletico Madrid, transmeton IndeksOnline.

Por, lajmet nga Kina thonë se 31-vjeçari nuk është ftuar më të luaj për klubin e tij.

Kështu, Martinez është duke shqyrtuar ofertat dhe me shumë gjasa do të rikthehet në Kolumbi, te ish skuadra e tij Independiente Medellin./IndeksOnline/