11:51 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ismet Beqiri reagon për deklaratën e Nasim Haradinajt

Deklarata e Nasim Haradinajt, nënkryetar i OV të UÇK-së, se “Punë e madhe që janë vrarë veprimtarët e LDK-së” ka irituar jo vetëm familjarët e aktivistëve të vrarë të LDK-së por edhe drejtuesit e lartë të kësaj partie politike.

I kontaktuar nga Botapress, Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së dhe deputet i kësaj partie politike ka thënë se kjo deklaratë e Nasim Haradinajt ka hapur plagët e familjarëve dhe ka prekur thellë edhe ndjenjat e anëtarësisë së LDK-së.

“Për ne është e turpshme kjo deklaratë. Është turp kush është në krye të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Ne e dijmë se në këtë organizatë ka djem e vajza të dinjitetshme por që drejtohen nga profiterë të luftës, siç është Nasim Haradinaj.

Por ne besojmë dhe jemi të sigurtë se deshi apo nuk deshi Nasim Haradinaj, të gjitha vrasjet e veprimtarëve të LDK-së do të zbardhen dhe urdhëdhënësit e dorasit do të dalin para drejtësisë’ ka thënë Ismet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së.