12:59 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Izrael – Shqipëri, FSHF lanson biletat në shitje

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Ligën C, grupi i parë.

Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael.

Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa, transmeton IndeksOnline.

Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa.

Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë./IndeksOnline/