00:40 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Izraeli fitues i Eurovizionit 2018 (Video)

Izraeli ka fituar Festivalin e Këngës Evropiane, Eurovizion, për vitin 2018, duke e zënë vendin e parë në të cilën morën pjesë 26 shtete në natën finale.
Finalja këtë vit u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Izraeli këtë vit u përfaqësua nga Netta Barzilai me këngën ‘Toy’.

Në mesin e finalistëve këtë vit si asnjëherë më parë ishin tre shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësuan Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”./Indeksonline/