15:26 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja çfarë fshehu Balotelli në dollap sa ishte te Manchester City

Les Chapman është ish-magazinieri i Manchester City. Rojtari i sekreteve dhe i dollapëve që, atje, në qendrën sportive të “Sky Blues”, rrëfejnë pak nga historia e skuadrës dhe lojtarëve, të cilët i kanë përdorur. Ai ka shumë anekdota për të zbuluar, si ajo e 20130-ës, kur Mario Balotelli, i cili ka pyetur shpesh veten “pse gjithmonë unë”, nuk e kuptoi se anglezët e kishin humbur durimin me të dhe e kthyen mbrapsht në Itali.

Përleshja fizike me trajnerin Mancini-n do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së “Citizens” dhe futbollit. Por, sipas Champman, po aq epike kanë qenë edhe fjalët, veprat dhe bëmat e ish-sulmuesit, i cili sot luan me Nice në Ligue 1. “Kur u largua, në dollapin e tij gjeta një mal me letra, – ka zbuluar ai për Daily Mail, – ishin të gjitha gjoba të papaguara”. Mario nuk e kuptonte pse policët anglezë ishin kaq të vëmendshëm ndaj makinës së tij dhe Champman ka zbuluar një tjetër detaj të “përndjekjes” që ka arritur kulmin me konfiskimin e mjetit luksoz.

“Balotelli pyeste veten pse makina e tij ishte ndalur 27 herë nga policia… e thjeshtë, sepse kishte një bojë kamuflazhi dhe sepse e parkonte gjithmonë aty ku ishte e ndaluar, jashtë restorantit “San Carlo” në qendër të Mançesterit”. Por Champman ka një kujtim të bukur për Balotelli-n. E ka përkufizuar si unik dhe të padeshifrueshëm, gjithmonë gati “t’i paguante benzinën atyre që nuk kishin para dhe të ndihmonte ata që ishin në vështirësi, duke i ofruar para”. Njëkohësisht, ishte protagonist i gjesteve impulsive, “siç ka ndodhur kur mori kartonin e kuq kundër Arsenal-it dhe shkatërroi një televizor në dhomat e zhveshjes”.