19:14 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë ka bërë Barcelona për ta rikthyer në formë Dembelen

Ousmane Dembele ka qenë vital në fillim të këtij sezoni për Barcelonën, transmeton Indeksonline.

Kampioni i botës sezonin e kaluar arriti të zhvillojë vetëm 23 ndeshje me blaugranët për shkak të lendimit, po ashtu në ato ndeshje duke kaluar një formë të dobët.

Gjatë verës pati spekulime se anësori francez mund të largohej nga Barcelona. Por tani Dembele është shndërruar në një nga lojtarët kryesor të Barcelonës.

Ai tashmë ka arritur të shënojë më shumë gola se që kishte shënuar tërë sezonin e kaluar. Sipas raporteve të ‘AS’ arsyeja e kthimit të tij në formë është ndërrimi i dietës.

Barcelona i ka angazhuar një asistent Dembeles për t’i treguar se ­çka mund të hajë dhe çka duhet të pijë për të qëndruar në formë.  Po ashtu thirrja e tij në Kupën e Botës ishte një shtysë për të pas formës së dobët që kaloj.

Enda ka vend për përmirësime te francezi por rreth tij tani është krijuar një energji pozitive./Indeksonline/