14:40 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë trajtimi i bëjnë policët personit që vrau 17 studentë në një shkollë në Florida (Video)

Nikolas Kruz, i dyshuar për shtënat në masë në një shkollë të mesme të Jugut Florida gjatë ditës së mërkurë, tani rëndojnë mbi të mbi 17 akuza për vrasje të paramenduar.

Policia thotë se ishte pajisur me një maskë me gazi, granata tymi dhe municione kur ai hyri në shkollë. Ata thonë se ai tërhoqi alarmin e zjarrit për të dërguar studentë në korridoret e shkollës, raporton Fox News, transmeton Indeksonline.

Ai pastaj hapi zjarr duke vrarë 17 persona dhe duke plagosur mbi 50 studentë që u përpoqën të iknin ose të fshiheshin në shkollë për më shumë se një orë.

Cruz, 19 vjeç është një ish-student në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland në Broward County, tha Sheriff Scott Israel.

Shkolla e kishte dëbuar atë për arsye disiplinore. Anëtarët e ekipit SWAT kapën Cruz jashtë kampusit pas gjuajtjeve.

Kryeinspektori i distriktit shkollor tha se Cruz nuk bëri ndonjë kërcënim specifik përpara goditjeve. Por disa mësues thanë se Cruz kishte demonstruar disa shenja paralajmëruese, raportoi Fox News. / Indeksonline /

Temat: