22:09 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja kur do të prezantoj Samsung telefonin e palosshëm

Samsung duket se nuk ka të ndalur duke sjellë telefona dhe pajisje të ndryshme teknologjike.

Para pak kohe Samsung kishte raportuar se është duke punuar të sjellë telefonin e parë të palosshëm apo ndryshe që do të quhet Samsung Galaxy X, transmeton Indeksonline.

Edhe pse u raportua se ky telefon nuk do të prezantohet këtë vit por duket se Samsung do të prezantoj më herë se që mendohet.

Sipas spekulimeve të fundit në botën teknologjike thuhet që Samsung Galaxy X do të prezantohet muajin e ardhshëm apo më saktësisht me 7 nëntor.

Samsung pritet që të befasoj duke prezantuar modelin Galaxy X në Konferencën e Zhvillimit në San Francisco./Indeksonline/

Temat: