20:29 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja me sa vota epërsi fitoj Gani Dreshaj në Istog (Foto)

Kandidati i AAK-së në komunën e Istog ka përmbysur rezultatin në minutat e fundit.

Gani Dreshaj ka arritur që të jetë fitues në këtë komunë me 52 vota epërsi, shkruan Indeksonline.

Dreshaj ka arritur të grumbullojë 10 mijë e 241 vota kurse kundërkandidati tij, Haki Rugova ka 10 mijë e 189 vota.

Duhet shtuar se këto rezultatet janë nga përfundimi 100% i numërimit në Istog./Indeksonline/