12:19 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ja pse ndeshjet e fundit të Kupës së Botës luhen në orar të njëjtë (Video)

Sot fillojnë ndeshjet e xhiros së fundit të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Ndeshjet e xhiros së fundit luhen në orar të njëjte dhe e gjithë kjo e ka një origjinë jo të mirë në histori të futbollit, shkruan indeksonline.

Në botërorin e vitit 1982, Gjermania dhe Austria fiksuan ndeshjen në mënyrë që të dyja skuadrat të kalojnë në rundin tjetër.

Gjermanët fituan me rezultat 1-0 dhe në këtë mënyrë eliminuan Algjerinë që kishte një skuadër shumë të mirë.

Prej asaj kohe, FIFA ka vendosur që ndeshjet e fundit të zhvillohen në të njëjtën kohë. /IndeksOnline/